Duke qenë se ditën e djeshme çifti Donald Beatrix dukej se po largohen nga njëri tjetri për ti dhënë fund lidhjesë, si duket kjo gjë i liddhi më shumë.
Dyshja biseduan mbrëmë dhe i dhanë edhe një mundësi lidhjes së tyre ku më pas edhe shkëmbyen puthje.
Kështu, javën e kaluar Donaldi dhe Beatrix u shpallën fitues të lojes së emisioneve dhe fituan të drejtë për të parë një film.
Derisa ishte rregulluar çdo gjë për ta në oborrin e shtëpisë, Arjola i ngacmon duke thënë se paskeni dhe dyshek e të ruhen se mos del ndonjë djalë.
Beatrixi ka shprehur dëshirën për një vajzë, kurse Donaldi ka qenë i hapur si për djalë ashtu edhe vajzë.
Arjola: E paskan bërë zemra një dyshek apostafat, ruajuni se mund të dalë ndonjë djalë sonte
Beatrix: Vajzë kemi dëshirë, llafi që bie
Donald: Ke vajzë dëshirë?
Beatrix: Po
Donald: Ok, kam një katalog unë aty si bëhet vajza. Ke dhe një si bëhet çuni, çuni është më i thjeshtë , me dy fjali. Kurse goca do i çik punë
Egzona: Receta është më e gjatë
Ndryshe, Beatrix në natën e spektaklit u shpreh se Donaldi nuk po hapet me të, dhe se ditën kur erdhën parashutat për të, ajo u prek por që respekton lidhjen që ai ka pasur me Borën.