Milan ka marrë edhe fitoren e dytë në Ligën e Evropës.
Në një natë të mbushur me emocione, skuadra e Gennaro Gattusos ka arritur të mposht grekët e Olympiacos me rezultat 3:1, duke përmbysur rezultatin.
Kjo ndeshje në disa raste kishte edhe momentet e saja gazmore.
Një rast i tillë u pa tek festa e golit të Milanit.
Teksa i gjithë ekipi po festonte golin, Calhanoglu afrohet drejt stolit për të pirë ujë, diçka që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të tij.
Gattuso shkon te mesfushori turk dhe i thotë “sa je futur në lojë, pse vjen të pish ujë!” një gjest tipik i ish-mesfushorit të Milan.
https://twitter.com/twitter/statuses/1047931647193231365