Prokurorja Fatime Fetai për momentin është në izolim, për shkak se kolegu i saj Gavrill Bubevski ka rezultuar pozitiv me korona virus, mëson TV21.
Seanca për rastin “Monstra”, e paraparë për ditën e sotme u shty për më 26 gusht. Nga Gjykata Penale njoftuan se seanca për “Monstrën” u shty për shkak të mungesës së prokurorit kompetent.