Gazës i kanë mbetur vetëm 11 spitale pjesërisht funksionale

Më pak se një e treta e spitaleve të Gazas mbeten ende pjesërisht funksionalë. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Marketing

Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Reuters, Richard Peeperkorn u shpreh gjatë një konference me Organizatën e Kombeve të Bashkuara: “Në vetëm 66 ditë, sistemi shëndetësor ka mbetur me nga 36 spitale funksionalë, 11 spitale pjesërisht funksionale.”

Një nga spitalet ndodhet në veri dhe dhjetë të tjerë në jug.

“Nuk mund ta përballojmë humbjen e asnjë objekti të kujdesit shëndetësor…Shpresojmë dhe lutemi që kjo nuk do të ndodhë,” shtoi ai.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, ministria e Shëndetësisë së Palestinës, që drejtohet nga Hamasi bëri të ditur se ushtria izraelite ishte futur në një spital në veri të Gazës.

Zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Qudra deklaroi: “Forcat pushtuese të Izraelit kanë mësyrë spitalin Kamal Adwan pasi e rrethuan dhe e bombarduan për ditë me radhë.”

Forcat izraelite të mbrojtjes nuk bënë asnjë koment për akuzat.