Gazeta britanike “Daily Mail” ka shkruar lidhur me rastin që tronditi Kosovën gjatë së mërkurës.
Në Shtëpinë e Pleqve në Pejë, një infermiere e ka rrahur me shuplaka një grua të moshua.
Në artikull ky rast përshkruhet si shokues.
“Ky është momenti shokues kur një e moshuar në një shtëpi të pleqve në Kosovë goditet me shuplakë vazhdimisht nga një infermiere. Në video që është shpërndarë në rrjete sociale, punonjëse e shtëpisë së pleqve ‘Orenda’ në Pejë, mban duart e të moshuarës dhe e godet me shuplakë disa herë. Shihen dy gra tjera në video dhe një tjetër duke filmuar, dëgjohet duke qeshur me zë ndërsa koleget e saja sulmojnë të moshuarën”, shkruan në artikull.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.
Në pranga kanë përfunduar përgjegjësja, e dyshuara për rastin dhe një infermiere tjetër.
Pos të dyshuarës për sulm, dy të tjerat dyshohen për “mosraportim të rastit dhe dhënies së ndihmës” si dhe “fotografim i paautorizuar”.