Gazetarët që e ndjekin seancën për lëndën e 27 prillit, sot grumbulluan 50 euro për deputetin Lube Arnaudov, i cili mëngjesin e sotëm deklaroi se tani e tutje për një deklaratë kërkon 50 euro.
Megjithatë edhe pse gazetarët i ofruan para deputetet, ai nuk dha deklaratë në pyetjen nëse si i akuzuar në lëndën do të dërgoj kërkesë për amnisitin.
“Nuk është e vërtetë se ju kam ofenduar. Kam tentuar që qesh dhe të jap mesazh për njerëzit tjerë”, u përgjigj ai dhe hyri në Gjykatën penale ku vazhdon seanca pas pauzës.