Gazetari Furkan Saliu bën për 5 pare Selën dhe Gashin (VIDEO)

Gazetari Furkan Saliu përmes një videoje të postuar në profilin e tij ka bërë për “5 pare” kryetarin e ASH-së Ziadin Sela dhe kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi.

Marketing

Sipas Saliut brenda pak minutash, partnerët e koalicionit kanë qëndrime diametralisht të kundërta.

Kjo është video dhe teksti që ka postuar gazetari Furkan Saliu:

Sela a do të ketë takim me Zaevin apo jo?

Se unë shqip nuk kuptoj..

Ligji për shtetësi e fitoi mbështetjen e të gjitha mediave për shkak se ishte shumë më shumë se një premtim politik, ishte zgjidhje për një numër të konsiderueshëm të njerëzve që jetojnë por nuk ekzistojnë në këtë shtet… Por edhe kjo si gjithmonë, u shndërrua në debat për pikë politike.

Regjistrimi e fitoi mbështetjen e të gjithë shqiptarëve sepse ishte shumë më shumë se vetëm numërim i popullatës, ishte mënyrë që ne zëshëm të themi se ne jemi këtu, ekzistojmë dhe jemi shumë në numër… Por edhe kjo kauzë u shndërrua në debat për pikë politike.

Sidoqoftë, të shpresojmë se një ditë ne shqiptarët do të gjejmë një gjuhë të përbashkët më të kuptueshme se gjuha shqipe.

Marketing