Gazetari i euronews i përgjigjet Taravarit pasi ofendoi gazetarët shqiptarë

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka vazhduar me ofendimin ndaj gazetarëve shqiptarë në vend. Taravari përpos ofendimeve në drejtim të gazetarëve ai ka ofenduar edhe profesorët e UJT-së duke lavdëruar gazetarët maqedonas.

Marketing

Pas këtij ofendimi, ka reaguar edhe gazetari i euronews, Benjamin Airifi, ku sipas tij, Taravari ka ofenduar një numër të madh të gazetarëve.

“Z. Taravari, e vërtetë që gazetaria shqipe në RMV mund të mos jetë në nivelin e Shqipërisë dhe Kosovës, por kjo MË SË PAKU është faji i gazetarëve. Përkundrazi, edhe në këto kushte po zhvillohet një gjeneratë e re e guximshme dhe jo kalkuluese. Sa për cilësinë, gazetaria nuk mund të shihet ndaras nga shoqëria shqiptare në RMV, e cila po ngec në çdo sferë të mundshme. Është faji i politikës që ka katandisur arsimin deri në këtë pikë.

Faj të madh kanë edhe një pjesë e “intelektualëve” që keni apostrofuar, që kurrë nuk gjetën guximin ta thonë një gjysmë kritike ndaj pushtetit. Shumë “P9″ për vetveten”, shkruan Benjamin Arifi.