Gazetari i “La Verita”: Pendarovski paraqitet si shpëtimtar, distancohet nga Janeva dha Zaev

Gazetari italian, Laris Gajser në të përditshmen “La Verita” sot shkruan se kryeministri Zoran Zaev është izoluar si brenda dhe jashtë vendit pas “tërmetit” të shkaktuar nga dokumentet e publikuara nga La Verita, që, siç thotë ai,dëshmojnë korrupsionin në sistemin politik dhe atë gjyqësor në Maqedoni.

Marketing

Shkak për shkrimin e sotshëm të gazetarit italian janë deklaratat e djeshme të presidentit Stevo Pendarovski, në shkrim thuhet se presidenti maqedonas po “shkëputet” nga prokurorja speciale, Katica Janeva si dhe nga kryeministri Zoran Zaev, i cili është në një situatë të vështirë.

“Presidenti Pendarovski në konferencën e djeshme për shtyp u distancua nga mentori i tij politik, Zoran Zaev, ai mori një profil të lartë institucional dhe në të vërtetë kërkoi ndihmë, me qëllim që mos të lihej vetëm, i vetëdijshëm për faktin se ai është në krye të një shteti me një sistem gjyqësor shumë të korruptuar. Pendarovski “kandidoi” për të marrë përsipër rolin e shpëtimtarit të atdheut në një kohë kur regjimi i Zaevit, i braktisur nga të gjithë, padyshim se do të bie. Në një skenar në të cilin Zaev duket se nuk ka një përfundim të mirë, për shkak të dëshmive të paraqitura, Pendarovski bëhet garantuesi i vetëm i perspektivës euro-atlantike të Maqedonisë” thuhet në analizën e gazetarit Gajser.

Gazetari me prejardhje sllovene gjithashtu iu referua reagimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë në lidhje me informacionet e publikuar për rastin “Reket”

“SHBA gjithashtu ka dërguar kritika të forta ndaj qeverisë në Shkup përmes radios “Zëri i Amerikës”, përveç kësaj kanë dërguar një përfaqësues për t’u konsultuar me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski. Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndjen nevojën për të komentuar rastin”, shkruan mes tjerash Gajser./Alsat