Gazetari Ismaili:Taravari, po me gazetarët ç’pate?

Nënçmini dhe përbuzja e Taravarit ndaj gazetarëve shqiptarë ka ngjallur indinjatë të thellë mes tyre.

Marketing

Reagimeve të shumta u bashkohet edhe gazetari Jeton Ismaili, kuadër i dalur nga Universiteti i Tetovës.

“Të ofendosh gazetarët shqiptar e në veçanti ata të cilët kan kryer në UT atëher keni ofenduar të gjithë imazhin e gazetarisë shqiptare në RM. Po tani ju që mendoni se gazetarë shqiptar nuk janë aq të përgatitur ku do të promovheni në TV Alsat M, në TV Shenja, në TV Klan, në TVM 2, TV Globi, TV Koha apo në Click Plus TV 21 ku poashtu udhëhiqet nga një gazetar i diplomuar në departamentin e gazetarisë në UT. Respekte për të gjithë gazetarët, studentët e gazetarisë në UT dhe profesorët të cilët bëjnë punën e tyre me përkushtimin më të madh”, shkruan Ismaili.

I nderuar prof Selam Isejni , vijon ai? megjithatë ju meritoni respektin më të madh sepse ju nxorët një sërë kuadrosh të gazetarëve të cilët sot janë gazetar profesionist dhe përfaqësojnë mediat më të fuqishme në vend e shumë zëdhënës që sot përfaqësojnë një numër të madh të institucioneve shtetërore e private.

“Kush e ka filluar betejën me gazetarët gjithmonë e ka humbur”, përfundon Ismaili.