Gazetari kroat e bën shqiponjën dhe përshendet njësitë speciale, krerët e UÇK-së dhe Kurtin

Gazetari kroat, Velimir Bujanec, i cili edhe drejton emisionin “Bujica” të premten ia ka kushtuar zhvillimeve në Kosovë dhe sulmit të 24 shtatorit, shkruan Express.

Marketing

Bujanec në një moment gjatë emisionit e ka bërë shqiponjën, ndërkohë që ka përshëndetur Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, e kryeministrin Albin Kurti.

“Vëllai me vëlla, shqiptari me kroat”, ka thënë Bujanec.

Të ftuar në emision e ka pasur Tom Kaçinarin, i cili edhe i ka dhuruar një konjak “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Kaçinari ka deklaruar se Vuçiq e ka orgnaizuar sulmin e 24 shtatorit dhe sipas tij, presidenti serb po investon edhe para të pista në Kroaci.

https://v19-web-newkey.tiktokcdn.com/1673d38eb0b9a5bf10a14765663e6d4b/6521e1e7/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c001/osHzfR5RgUASGvFwPemQF7CfAVY2eEBefS8ZAr/?a=1988&ch=0&cr=3&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C0%7C3&br=574&bt=287&bti=NDU3ZjAwOg%3D%3D&cs=0&ds=3&ft=ApKJEBX9q8ZmohIvXQ_vjhOP8AhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=aWVkaWc6OGg5Ojk8ZmQzO0BpM3l3eGc6ZnJxbjMzNzczM0A0LV4wYDVhNWExMTAxLjEzYSNsazRfcjQwbGRgLS1kMTZzcw%3D%3D&l=2023100716543916FA0659F4770348B8FF&btag=e00088000