Gazetari që publikoi videon me Boki 13 dhe Kamçevin: Kjo është vetëm pjesa e parë

Gazetari italian më “La Verite”, Llaris Gajzer, i cili sot e publikoi një video-incizim për rastin “Reket”, ka shkruar status në profilin e tij në Fejsbuk, në të cilin thotë se kjo është vetëm pjesa e parë nga storja e tij hulumtuese, njofton Portalb.mk.

Marketing

“Sot në “Laverita”, është botuar vetëm pjesa e parë e tregimit tim, e cila tregon sa Bashkimi Evropian, pas mbështetjes për ndryshim të regjimit në Maqedoni është përkushtuar për vendosjen e prokurores speciale (Katica Janeva), e cila jo vetëm që në mënyrë të paligjshme është përzier në politikë, por edhe i ka reketuar personat! Sistem mafioz, i cili punon drejtpërdrejtë nën kontrollin e përfaqësuesve të lartë politik. Ato politikanë, të dëshiruar nga BE dhe nga Sorosi. Maqedonia ka problem të madh në rrugën drejt BE-së… dhe BE gjithashtu!. Mogerini dhe Junker janë fajtor për poshtërimin e tërë kombit dhe për përkrahjen e hapur për gjithçka që është kundër sundimit të ligjit. Në ditët në vijim do të publikojmë dokumente tronditëse të cilat, shpresoj sinqerisht t’i ndihmojnë Maqedonisë që ta gjejë rrugën e saj drejt demokracisë funksionale”, ka shkruar Laris Gaiser.

Ndryshe, gazeta italiane “La Verita” ka publikuar një incizim në të cilën shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec me torbë me para dalin nga shtëpia e Orce Kamçevit. Në video-incizimin shihet edhe se si numërohen paratë.
Gazeta italiane në mëngjes publikoi edhe një pjesë të bisedës mes Orce Kamçevit dhe Boki 13, në të cilën ai i sqaron kamçevit se të hënën, më së voni të martën do të lirohet.
“Katica nuk do të përdorë mjete juridike për zvarritje, të hënën ose të martën ju jeni në liri”, i thotë Boki 13-të, Orce Kamçevit.

Nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e cila e udhëheq rastin “Reket”, nuk precizojnë saktë nëse i kanë apo jo si dëshmi video materialet të cilat u publikuan nga gazeta.

“Të gjitha dëshmitë të cilat Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion i posedon në lëndën për të cilën tregoni interes do t’i prezantojë para gjykatës kompetente gjatë procedurës eventuale gjyqësore. Lënda është në fazën e hetimit në të cilën në vazhdimësi po punohet në sigurimin e të gjitha dëshmive”, deklaruan nga Prokuroria
Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dheZoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva.