Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar situatën e rëndë në vend. Dy ditë para protestës Hoxha tha se nëse nuk ka një ndërhyrje nga ndërkombëtarët nesër mund të shkojë në viktima.
Hoxha tha:
“Shqipëria rrezikon të shkojë në konflikt civil. Pazari do të shkojë shumë keq. Këtë do ta vuajë populli jo atë lart në karrige. Si asnjëherë më parë SHBA e ka bërë reagimin e saj tre ditë më parë. Kemi ardhur nga pika që nëse të premten nuk do të ketë mesazh nga ndërkombëtarët mund të ndodhë ajo që po kërkohet të ndodhë, një viktimë. Fati i madh që nuk ka viktima, por siç po shkon kjo situatë. Kushdo qoftë, një qytetar i thjeshtë apo polic.”