Gazetari shqiptar: Aleksandër Vuçiq shpesh më flet shqip

Korrespodenti shqiptar nga Serbia, Idro Seferi, ka zbuluar disa detaje në komunikimin mes tij dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë konferencave për media .

Marketing

“Shumë shpesh presidenti Vuçiq në konferenca krijon interaksion me gazetarë dhe sidomos kur flet për Kosovën e ka qejf të përdorë fjalë shqip dhe më pyet se a është mirë dhe unë ia kthej që po”.

“. Vuçiq po ashtu Ferizajt nuk i thotë në serbisht Uroševaç, por në shqip duke tentuar të tregojë se e njeh situatën”.

Ndërkaq, Seferi ka treguar edhe për një pyetje që ia ka bërë ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, për Kosovën.

“E kam pyetur se kur do të ndërpresë së lobuari kundër pavarësisë së Kosovës dhe ai më tha se kur të ndalojë Shqipëria së lobuari pro pavarësinë e Kosovës”.

Marketing