Gazetari i Klan Macedonia, Selajdin Xhezairi ka shkruar në facebook “Hë de, të apasionuar pas Apasievit”. Ky shkrim i gazetarit Xhezairi tregon qartë gabimin e partive shqiptare me “Koalicionin Levica”.
Tre partitë shqiptare sipas shumë gazetarëve bënë gabim të madh duke e bërë këtë marrëveshje me Mickoskin dhe anti-shqiptarin Apasiev. Pushteti i bëri të verbër dhe nuk i përfillën interesat e popullit shqiptar Aleanca, Alternativa dhe Besa.
“Të apasionuar pas Apasievit”. Kjo shprehje nga Xhezairi tregon edhe njëherë qartë se për pushtet i bëjnë të gjitha të pamundurat partitë e vogla shqiptare. Shqiptarët në vendin tonë janë të revoltuar dhe bashkë me ta opinionistët, gazetarët e figura publike.