Gazetari Zenku ndan me opinionin një histori rrëqethëse

Lufta në Kosovë në vitet 1998-1999, ishte një sprovë për Kombin Shqiptar në të gjitha trojet etnike. Të gjithë për një, një për të gjithë ishte lajtmotivi që mobilizoi pjesëtarët e Kombit Shqiptar për përkrahje e solidarizin me popullin liridashës të Kosovës që u gjend në luftë me armikun shekullor, shkruan Aktuale.

Marketing

Me qindra e mijëra kosovarë e detyruan të largohen nga pragu i tyre nga represioni çnjerëzor i pushtetit të Sllobodan Millosheviçit. Familja nëntë anëtarëshe Ahmeti nga Ferizaj, strehim gjeti në famijen Zenku nga Gostivari.

E gjithë kjo histori, rikthet në kujtesë pas 24 vitesh nga një takim vllazëror mes dy familjeve. Gazetari Driton Zenku, ka ndarë me opinionin rrëfimin rrëqethës mes dy familjeve shqiptare. Ka qenë vizita në familien Ahmeti në Ferizaj, që ka rikthyer në vëmendje krijimin e miqësisë mes dy familieve në kohë lufte.

“Me Blerimin u njohëm para 24 viteve. Na njoftoi lufta e Kosovës. Ishim të moshës 18 vjeçe. Jetuam bashkë në një shtëpi në Gostivar për disa muaj, derisa familja Ahmeti u kthyen në Kosovën e Lirë. Sot, takohemi pas plotë dy dekadave”, shkruan gazetari Zenku duke shpërndarë edhe fotografi të përbashkët mes dy familijeve.

E moment i veçantë duket se ka qenë njoftimi i gjeneratës së re të familjes Zenku dhe Ahmeti, gjeneratë që luftën në Kosovë e mësojnë nga librat e historisë.

“Blerimi me familje, me dy djem të mrekullueshëm, Gjellon e Enjo, që sot u njoftuan me Drinin dhe Stinën për herë të parë. Ata, tash kanë një shok e një shoqe në Gostivar. Me Blerimin kur u njoftam ishim fëmijë, e sot fëmijët tanë janë rritur. 24 vite kujtime. Kujtimet në kohëra të vështira janë më të forta. Lufta e Kosovës na takoi, Liria e Kosovës na bëri një familje. Përjetësisht në kujtesën tonë, Baci Naim, zonja Rafet, Blerim e Rinor, Arbnora, Burbuqe, Kaltrina, Djellona e Lona”. shkruan Zenku.

Lufta që përjetuarn shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 preku çdo shqiptar, ndërsa ata u strehuan nëpër shumë fshatra e qytete të Maqedonisë së Veriut.

Disa u kthyen pas luftës në Kosovë, e disa emigruan pëgjthmonë nëpër botë. Të refugjatë kosovar në kujtimet më të mira do të mbeten sjellja, fisnikëria dhe mikëpritja sipas traditës shqiptare edhe e shumë qytetarëve të tjerë të Gostivarit dhe rrethinës.
Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndihmë ajrore nga NATO, (nga 24 marsi 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara. Aktuale