Gazetarja goditet nga një makinë derisa po raportonte live

Tori Yorgey, reportere televizive për WSAZ në Huntington të SHBA-së, ishte drejtpërdrejt në transmetim të mërkurën mbrëma, kur u godit nga një makinë.

Marketing

Yorgey, ishte gati të diskutonte për ndërprerjet e ujit dhe rrugët me akull, kur ajo dhe kamera e saj u goditën dhe u rrëzuan në tokë nga goditja.

“O Zot …. Sapo më goditi një makinë, por jam mirë!” E gjithë jeta ime sapo shkoi para syve të mi, por është live dhe gjithçka është në rregull”, tha ajo pasi mundi të ngrihej në këmbë para kamerës.

Dikush në vendngjarje mund të dëgjohej në klipin e transmetuar duke pyetur nëse Yorgey ishte mirë, por nuk është e qartë nëse ai ishte drejtuesi i automjetit. Është gjithashtu e paqartë nëse drejtuesi është ndaluar apo marrë në pyetje nga policia.

Njerëzit në mediat sociale vunë në dyshim mungesën e dukshme të shqetësimit të moderatortit Anchor Tim Irr për kolegen, por ai u shpjegoi disa përdoruesve të indinjuar të Twitter se nuk e kishte parë mirë atë që ndodhi.