Rezultatin e referendumit te ne, por edhe Marrëveshjen e Prespës, në bisedë për MIA-n i analizon gazetarja greke e radios “Athina 98.4” dhe “Makropolis.gr”, Aleksandra Vuduri.
Ajo shpreh befasi nga përqindja e ulët e jehonës në referendum dhe thotë se kjo u jep argumente atyre të cilët janë kundër marrëveshjes edhe në të dyja vendet.
Në bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, për zgjidhjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, gazetarja me përvojë thotë se ky është kompromis i ndershëm, marrëveshje e mirë që hap perspektiva edhe për të dyja vendet, por edhe zgjidhje e cila gjithsesi është vonuar dhe ka mundur të arrihet shumë më herët.
Për reagimet në Greqi, në lidhje me marrëveshjen, Aleksandra Vuduri konsideron se populli nuk është mjaft i informuar, ndërsa problemi, sipas saj, është që Qeveria greke, kur i tregoi punët pozitive të marrëveshjes dhe cilat janë perspektivat të cilat hapen përmes kësaj marrëveshje edhe për të dyja vendet, por edhe për rajonin më të gjerë dhe “ishte inicuar nga agjenda e vendosur e partive opozitare veçanërisht e partisë më të madhe opozitare”.
Në bisedë për MIA-n, Aleksandra Vuduri nga radio “Athina 98.4” dhe “Makropolis.gr”, shfaq shpresë se gjithçka do të shkojë sipas parashikimit në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, konsideron se, edhe sipas deklaratave të shefit të diplomacisë greke, se marrëveshja në Greqi do të ratifikohet, por shton se nëse mbahen zgjedhje para ratifikimit, atëherë do të jetë veçanërisht rëndë.