Gazetat serbe, me tituj të “tmerrshëm” për Kosovën (VIDEO)

Titujt ogurzi i kanë mbushur ballinat e gazetave serbe.

Shumë prej tyre që shiten edhe në Graçanicë, që ndodhet në zemër të Kosovës, paralajmërojnë operacione policore kundër serbëve në veri të vendit.

Marketing

Kjo, duke folur me gjuhën e drejtuesve shtetërorë në Beograd, që janë kundër masave të reja të qeverisë së Albin Kurtit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

“Kuriri” u ka dhënë epitetin “Qëllimet e këqija” atyre që i cilëson si plane të ekzekutivit kosovar.

“Informeri” është edhe më ndjellakeq që e quan “Stuhia e zezë”, duke përdorur emërtimin që Kroacia i kishte vënë operacionit të para dy dekadave kur i kishte dëbuar të gjithë serbët nga zonat që ata i kishin shpallur si autonome.

Ndërsa “Vesti” e akuzon Bashkimin Evropian se po i vë flakën Kosovës.

Por, banorët e kësaj zone nuk është se u panë duke lexuar gazeta, e as të frikësuar nga titujt e tyre.

Të njëjtit thonë për Klan Kosova se janë kundër çfarëdo operacioni me baza etnike.

Në fakt kjo është vetëm fushata e radhës e mediave serbe të afërta me pushtetin në Beograd që paralajmërojnë operacione si “Oluja” kroate sa herë Kosova vendos masa reciproke dhe afate për zbatimin e tyre.

Marketing