Gazidis, drejtori i ri i Milanit

Pjesa e fundit mungonte në enigmën e Milanit të ri ,të nënshkruar nga “Elliott”, por momenti i “përforcimit” të fundit në drejtimin e kuqezinjve duket se ka ardhur. Nënshkrimi i Ivan Gazidis, menaxher i Arsenalit, duket gjithnjë e më i afërt me rolin e drejtorit ekzekutiv të Milanit. Sipas raporteve nga “La Gazzetta dello Sport”, klubi kuqezi është i shtrënguar nga koha për ta mbushur këtë vend bosh në hierarkinë drejtuese.

Marketing

Strategjia e ardhshme planifikimit për “fair-play financiar” me UEFA-n imponon nxitim në këtë drejtim dhe një figurë si Gazidis mund të provojë të jetë vendimtare. Ai duhet të kujdeset për pjesën administrative dhe financiare të klubit. Scaroni kishte thënë se do të emëronte ëtë drejtues të rangut të lartë pas pushimeve verore dhe tashmë duket se është koha e duhur për ta përmbyllur krijimin e Milanit të ri. Gazidis e ka dëshmuar veten si një drejtor ekzekutiv i aftë te “Topçinjtë e Londrës”. Arsenali, falë punës së tij ka arritur vendin e gjashtë në renditjen e klubeve me qarkullimin më të lartë të parave.

Marketing