Ballina Aktuale Geer: Është e qartë çfarë duhet të bëhet me Këshillin Gjyqësor, i...

Geer: Është e qartë çfarë duhet të bëhet me Këshillin Gjyqësor, i kemi rekomandimet

“Nihilizmi ligjor mund të jetë tërheqës, por jo metoda më efektiv”, thotë ambasadori i Bashkimit Evropian, David Geer, në një intervistë për “360 gradë”, i pyetur për qëndrimin e BE-së për njoftimin e qeverisë së re për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit të Prokurorëve. Për Geer, nuk ka dyshim se duhet të ketë reforma thelbësore në fushën e shtetit të së drejtës dhe gjyqësorit dhe për këtë arsye ai mirëpret faktin që “qeveria është ambicioze në këtë mandat për ta vendosur atë lart në listën e prioritetet”.
Sa i përket Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, ambasadori tha se “tashmë ka një material të bollshëm që tregon rrugët për të lëvizur”.
“Kemi Raportin e Misionit Vlerësues, i cili siç ju kujtohet është i vitit të kaluar. Ai përmban 40 rekomandime. Dhe ka shumë dokumente të tjera. Nga procesi i shqyrtimit, Raporti i Progresit do të thotë se ka një material të bollshëm në dispozicion që tregon se si të ecësh përpara. Mezi presim ta diskutojmë këtë në detaje”, thotë Geer.
Ambasadori evropian beson se do të duhet të bisedojnë me qeverinë se çfarë do të thotë “kjo gjuhë për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor, shpërbërjen e Këshillit të Prokurorëve Publikë”.
“Sigurisht që ka tentim për t’iu qasur me atë që unë e quaj ‘nihilizëm ligjor’, me fjalë të tjera për të fshirë gjithçka dhe për të filluar nga e para. Dhe kjo është tërheqëse dhe mund të duket tërheqëse në sipërfaqe. Por përvoja tregon se kjo nuk është mënyra më efektive. Për Këshillin Gjyqësor është e qartë se çfarë duhet bërë. Ne kemi rekomandime. Prandaj, këshilla jonë është të vazhdojmë, të kemi diskutime, të bisedojmë me të gjithë palët e interesuara së bashku. Për të ndërtuar mbi atë që tashmë është arritur”, tha ambasadori i BE-së.
Njëkohësisht, ai rikujton se Këshilli Gjyqësor tashmë ka miratuar një plan veprimi për zbatimin e 17 rekomandimeve nga Raporti i Misionit Vlerësues, të cilat janë pjesë e kompetencave të tyre.

Marketing

“Prandaj, le të ndërtojmë në themelet e asaj që është arritur, për t’u siguruar që këto organe do t’i shërbejnë me të vërtetë qëllimit të tyre – të jenë rojtarë të pavarësisë, profesionalizmit dhe integritetit të gjyqësorit”, thotë shefi i Delegacionit të BE-së në vend.

Ndryshe, dje kryeministri Hristijan Mickoski iu përgjigj deklaratave të ambasadorëve amerikanë dhe atij të BE-së të cilët dolën kundër shpërbërjes së Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve. Mickoski tha se “është bërë praktikë që ambasadorët e huaj të ndërhyjnë në punët e shtetit”, ndërsa i ftoi që ata të ofrojnë zgjidhje.

Marketing
Exit mobile version