Geer: Maqedonia e Veriut me më shumë vendosmëri të lëvizë drejt BE-

Maqedonia e Veriut duhet të përfitojë nga momenti pozitiv dhe të ecë më me vendosmëri drejt rrugës së integrimit evropian, ka deklaruar nga Vinica ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse rezultatet e zgjedhjeve evropiane do të ndikojnë në procesin e zgjerimit të BE-së.

Marketing

“Drejtuesit e qeverive të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pas zgjedhjeve evropiane kanë treguar përkushtim se vizioni i tyre strategjik për pesë vitet e ardhshme do të jetë procesi i zgjerimit, ndaj mund të them se procesi i zgjerimit mbetet prioritet kryesor dhe këtu nuk shoh asnjë ndryshim. Gjëja e vetme që mund të shtoj është se në këtë moment me të vërtet ekziston mundësi e madhe që RMV-ja ta shfrytëzojë në kontekst të zgjerimit me BE-në. Unë shpresoj se RMV-ja, por edhe i gjithë Ballkani Perëndimor, do të mund ta shfrytëzojë këtë moment pozitiv dhe të mund të lëvizë drejt rrugës eurointegruese në mënyrë më të vendosur.”, – deklaroi ambasadori i BE-së, Dejvid Gir.

Ndonëse në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të qershorit të këtij viti është vërejtur rritje e ndjeshme e partive të së djathtës ekstreme, partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe majtë, Partia Popullore Evropiane dhe Socialdemokratët janë renditur në vendin e parë dhe të dytë.

Marketing