Ballina Lajme Maqedoni Geer: Mos e bllokoni ardhmërinë evropiane

Geer: Mos e bllokoni ardhmërinë evropiane

Ambasadori i BE-së, David Geer edhe njëherë paralajmëron faktorin politik në vend se pa miratimin e ndryshimeve kushtetuese, vendi nuk ka ardhmëri pozitive evropiane.
“Në qoftë se nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, në atë rast do të anulohet procesi i integrimit. Kjo do të thotë se do t’u duhet më shumë kohë për t’u bërë anëtare e BE-së, megjithatë BE-ja nuk do të zhduket. Ne mbetemi këtu me ju që të mbështesim procesin reformues dhe ne jemi këtu për t’u ndihmuar të gjithë atyre që duan që ky vend të ketë ardhmëri evropiane.”, – deklaroi shefi i delegacionit të BE-së në RMV, David Geer.
Exit mobile version