Ballina Lajme Maqedoni Ndryshimet kushtetuese në Kuvend, VMRO: Do ta shprehim qëndrimin kundër

Ndryshimet kushtetuese në Kuvend, VMRO: Do ta shprehim qëndrimin kundër

Komisioni Parlamentar për Çështje Kushtetuese të martën do ta fillojë seancën e parë me një pikë të vetme të rendit të ditës – Propozim për aderim në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me udhëzim për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë seancë do të marrin pjesë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së. Megjithatë thonë se do ta shfrytëzojnë këtë rast për ta bërë të qartë qëndrimin e tyre se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese.
“Deputetët do të marrin pjesë në debat, ku do të shprehin qartë argumentet kundër ndryshimeve kushtetuese dhe shumë shpejt do të bëhet e qartë se Qeveria nuk ka shumicën për ta.”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.
Exit mobile version