Genc Prelvukaj infektohet me COVID-19

Genc Prelvukaj ka njoftuar se rezultoi pozitiv në testin për COVID-19.

Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se doli pozitiv në testin për COVID-19.

Marketing

Ai thotë se gati 1 vit u kujdes që të mos infektohej, duke respektuar masat mbrojtëse dhe shmangur sa më shmë kontaktet me njerëz.

Genci ndër të tjera shtoi se shqetësimet shëndetësore nuk janë të vogla, por është i vendosur ta kalojë këtë betejë.

“Pas gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat te keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid 19, me çrast kam rezultuar pozitiv.
Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë”, shkruan artisti