Genc Prelvukaj ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e tij detajin mjaft interesant i cili lidhet me projektin muzikor më të fundit të partneres së tij, Eni Koçi.
Genci përmes një fotoje të postuar në Instagram ka zbuluar se do të jetë personazh në videoklipin e ardhshëm të Kocit me titull ‘Sekreti’.
Nga postimi i Prelvukaj duket se këngëtari do të shfaqet në rolin e një djali që pikturon, ndërsa detajet e tjera nuk dihen ende.
“Kur të merr Eni në xhirim të videospotit të saj të ri me zor. Sidoqoftë jam njëfarë piktori dhe unë. Të rritesh në shtëpi me Musa Prelvukaj dhe Zake Prelvukaj, të dy piktor me profesion dhe mos të marrësh diçka prej tyre nuk bën”.