Gençovska: Reagimi në RMV mjaft shqetësues

Reagimi në Maqedoninë e Veriut ndaj propozimit evropian për zhbllokimin e integrimeve, është mjaft shqetësues për një vend demokratik, tha Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Teodora Gencovska. Sipas saj, qeverisë në Shkup i duhet dhënë mundësia t’i shpjegojnë komunitetit të tyre se çfarë është kjo paketë. Qëndrimi bullgar është i qartë dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Bullgari respekton me përpikëri vendimin e Kuvendit Popullor tha Gençovska duke shtuar se Shkupi është i interesuar që gjërat të ndodhin shumë shpejt, sepse shumë vende anëtare të BE-së tashmë po flasin për ndarjen e RMV-së-së nga Shqipëria.

Marketing

“Topi është drejtpërdrejt në fushën e RMV-së. Kolegët në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të kalojnë një proces sipas procedurave dhe të shqyrtojnë dokumentet përmes Qeverisë dhe Kuvendit të tyre.”, tha ministrja e punëve të jashtme të Bullgarisë, Teodora Gencovska.

Në pyetjen e BGNES-it nëse protokollet janë specifikuar dhe kur shoqëria bullgare mund të njihet me to, ministrja Genchovska u përgjigj:

“Me ministrin e Jashtëm të RMV-së, Bujar Osmani, kemi një marrëveshje xhentëlmeni të lidhur atë ditë. Shpresoj që ai t’i përmbahet, unë i përmbahem. Ne nuk do t’i hapim tekstet. Të jeni të sigurt që ato garantojnë plotësisht interesin kombëtar dhe respektojnë plotësisht vendimet e Kuvendit Popullor.”

E pyetur nëse Bullgaria është e interesuar për ndarjen e dy vendeve në rrugën e tyre drejt BE-së, ajo tha se procesi bazohet në rezultate konkrete.

“Ne kemi mbështetur Shqipërinë, pavarësisht bisedave që kemi parë nga autoritetet shqiptare së fundmi. Në fund do të vendosin shtetet anëtare.”, tha Gencovska.

Marketing