Genoa, “ura” që ngjit Milanin në zonën Champions

Morandi” në Gjenova bëri që dy skuadrat e atij qyteti të mos i luanin ndeshjet e tyre, njëra prej të cilave ajo mes Milanit dhe Genoas.

Marketing

Pas shtyrjes, Federata italiane e Futbollit (FIGC) kishte vendosur që ndeshja të rikuperohej këtë të mërkurë 31 tetori.
Në “San Siro”, kuqezinjtë e drejtuar nga Genaro Gattuso fitojnë në minutën e parë shtesë ndaj gjenovezëve, duke kapur Lazion në kuotën e 18 pikëve, por me golavarazh më të mirë që e ngjit në vendin e 4-t, për herë të parë në zonën Champions këto vitet e fundit.

Ishte pikërisht një gol i qendërmbrojtësit Romagnoli, që riktheu gëzimin te lojtarët dhe tifozët kuqezi, të cilit kishin festuar që në minutën e katërt të ndeshjes për avantazhin e arritur me anë të Susos, por që me fillimin e pjesës së dytë, Romagnoli do të ishte i pafat duke e çuar topin në rrjetën e tij.

Një fitore “in extremis” që u jep më shumë shpresa kuqezinjve, e tashmë kanë hapur zyrtarisht betejën për një vend në Champions League vitin e ardhshëm për Milanin.