Gent Cakaj: Urime shqiptarëve të Maqedonisë, arritje e madhe

Dy partitë fituese të zgjedhjeve të 15 Korrikut BDI dhe LSDM arritën sot një marrëveshje bashkëqeverisjeje për katër vitet e ardhshme.

Marketing

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë Gent Cakaj duke komentuar këto zhvillime në Maqedoninë e Veriut e ka quajtur një arritje të madhe këtë marrëveshje koalicioni midis partisë fituese tek shqiptarët BDI-së dhe LSDM-së së Zaevit informon TetovaSot .
Ndryshe LSDM dhe BDI-në janë pajtuar që gjatë mandatit katërvjeçar bashkërisht të punojnë në ndarjen e përgjegjësive sikur dhe përbërjes së qeverisë së re.
Në këtë mandat prioritet do të jetë lufta kundër koronavirusit , sikur edhe standardi ekonomik, rritja e pagave, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i sistemit të drejtësisë, hetimi i pasurisë së funksionarëve dhe të kaluarën e tyre etj.

Marketing