Georgievski porosi VMRO-DPMNE: Jepni dy deputetë Zaevit, që mos të kushtëzohet nga BESA!

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE, Lubço Georgievski në një intervistë për TV24 ka theksuar se VMRO-DPMNE duhet tia jap dy deputetë maxhorancës së siguruar nga Zoran Zaev për të votuar ndryshimet kushtetuese dhe për tiu shmangur kushtëzimeve të Lëvizjes BESA.

Marketing

“VMRO-DPMNE duhet të shëndërrohet në parti shtetëformuese në këtë koment. Ja publikisht do të jap një këshill, të cilat asnjëherë në mënyrë të fshehtë nuk i kam përcjellë. Tani kemi kushtëzime nga dy deputetët e Lëvizjes BESA, për tu shlyer ‘maqedonase’ tek shtetësia. Mendoni Zaev të jetë në këtë pozitë që duhet të bëj lëshime dhe të shlyhet kjo, vetëm për të kaluar Marrëveshja e Prespës. Dhe çka më pas? VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera patriotike të jenë të lumtura më pas. Unë nuk do të isha i lumtur. Në këtë moment VMRO-DPMNE duhet të jetë e vetëdijshme që të jap dy deputetë dhe Maqedonia të mos bëj lëshime”, theksoi Georgievski në intervistën për “TV24”.