Georgievski top temë në Bullgari: Nëse bie Zaev, me dekada do presin për politikan të llojit të tij

Ish kryeministri Lubço Georgievski në kolumnën e tij të publikuar për BGNES është bërë top temë në Bullgari. Ai thekson se personalisht për rreth tre dekada është munduar që në Maqedoni të vendoset një politikë bullgare por edhe të inicojë lexiim të ri të historisë në raport me popullin bullgar.

Marketing

“Në këto 28 vite kritike më shumë kam qenë i fokusuar në mitiologjitë maqedonase, gënjeshtrat dhe fobitë historike”.

Në këtë mendim mundem të thirrem dhe në kontributin tim personal ndaj një pjese të madhe të qytetarëve që të ndryshojnë mendimin e tyre dhe paragjykimet të shohin ndryshe ndaj fqinjëve tanë bullgar.

Pikërisht për shkak të asaj sot i jap të drejtë të realizohet një kritikë serioze ndaj politikës bullgare të Republikën e Maqedonisë.

Unë jam dëshmitarë i politikës së përgjithshme joprincipiele e vendosur në periudhën e kaluar ndaj fqinjëve tanë, thekson kështu Georgievski. “Gjendja po lëviz si nëpër filma, fillimisht është menduar problemi me Maqedoninë Veriore”.

Nëse ky emër paraqet rezik për interesat bullgare, të mos harojmë se emri Veriore nuk e plotëson entuziazmin e maqedonasve a vjen pas tre dekadave bisedime të vështira me Greqinë.

A kur bëhet fjalë për ndryshim të patjetërsueshëm të emrit dhe të rruhet ndershmëria, analogisht me shembuj të ndryshëm në politikën ndërkombëtare, thekson ai.

“Mos lejoni që sa lehtë të humbni sepse ndoshta në një moment mund të jetë i vetmi politikan i gatshëm që të kërkojë falje për ndonjë gjë që do gabojë, nëse ai bie do del ndonjë i dytë që do të prisni edhe dy-tre dekada”, sqaron Georgievski në kolumnën e tij të re.

Ai e kritikon raportin me Bullgarinë ndaj problemit me kishën duke shprehur zhgënjim për atë që shumica sic thotë ai nuk e kupton guximin që ka bërë kisha maqedonase duke inicuar që kishën ortodokse bullgare ta njeh si kishën nënë.

Marketing