Georgina Rodriguez ka grumbulluar 10 milionë dollarë për sezonin e parë të serisë së saj në Netflix të quajtur “I Am Georgina”, raportuan mediat spanjolle.
Sipas gazetës spanjolle AS , modelja argjentinase mund të ketë fituar 10 milionë dollarë për sezonin e parë dhe ky numër mund të rritet në dy sezonet e ardhshme, megjithëse Netflix-i nuk e ka publikuar asnjëherë shifrën zyrtare, transmeton Indeksonline.
Sezoni i tretë i “I Am Georgina” u transmetua në Netflix, më 18 shtator.
Burime të shumta raportuan se pasuria neto e Rodriguezit vlerësohet në 19.7 milionë dollarë. Përveç të ardhurave nga Netflix-i, ajo gjithashtu mund të fitojë deri në 100,000 dollarë për një postim promovues në llogarinë e saj në Instagram me 63 milionë ndjekës.
Ronaldo filloi të takohej me Rodriguezit në vitin 2016. Çifti ka dy fëmijë së bashku, ndërsa Ronaldo ka tre fëmijë të tjerë me anë të një surrogate.