Gazetari Branko Gerovski thotë se nuk e ka ndërmend të ndalojë me publikimin e argumenteve dhe informatave që posedon dhe do të posedojë në të ardhmen lidhur me rastin “Zhvatja”, ndërsa shton se është inkurajuar edhe nga deklaratat e fundit të zyrtarëve amerikan.
Ata sipas Gerovskit dëshmojnë se SHBA-të jo vetëm që nuk i mbrojnë figurat e dyshuara në këtë rast, por janë të interesuar për zbardhjen e plotë të rastit dhe për ngritjen e padive adekuate ndaj kujtdo qoftë që është i përfshirë.
Në një intervistë për Televizionin Shenja, Gerovski thotë se funksionarët qeveritar duhet të mbajnë përgjegjësi edhe nëse nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në rast, pasi ata kanë luajt rol në ndërtimin e imazhit të të dyshuarit Borjan Jovanovski, që më pasi ai e ka përdorur për veprat e kryera penale.
“Thjeshtë njerëzit e pushtetit në një mënyrë, ndoshta kanë qenë të keqpërdorur, ndoshta në mënyrë naive, ndoshta nga mosdija, kanë marrë pjesë në ndërtimin e imazhit të Bojan Jovanovskit që atij I ka mundësuar të realizojë marrëveshje që janë ilegale, që nuk janë të lejuara dhe për të cilat tani juristët, hetuesit, do të vendosin nëse bëhet fjalë për mashtrim, për larje parashë, për shoqërim kriminel apo diçka tjetër. Këtu unë shoh përgjegjësi serioze të këtyre personave”, deklaroi Branko Gerovski.
Për dallim nga funksionarët qeveritar tek të cilët ai le hapësirë se mund të kenë qenë të keqpërdorur, Gerovski thotë se tek prokurorja Katica Janeva ka dyshime serioze edhe për përfshirje të drejtpërdrejtë. Ajo sipas informatave që posedon Gerovski është e përfshirë në një audio material ku dyshohet se i janë marrë para biznesmenit Orce Kamçev, ndërsa dyshimet edhe më shumë I kanë forcuar veprimet e fundit të Janevës me telefonat personal dhe kompjuterët e PSP-së. Gerovskit thotë se këto veprime janë bazë edhe për paraburgim.
“Aktivitetet e saj rreth formatimit të disqeve, humbjes së telefonave, formatimit të telefonave, janë të qarta dhe seriozisht ngjajnë në fshehjen e argumenteve, kjo është çështje shumë serioze dhe nëse është e dyshuar këto janë bazë edhe për paraburgim. Ndoshta jo në burg, mund edhe në paraburgim shtëpiak, por duhet të eliminohet nga mundësia të vazhdoj me aktivitetet e llojit të tillë që janë shumë të dyshimta. Përse dikush do të formonte disqe të kompjuterëve dhe telefonave, flasim për disqe zyrtare, ndërsa bëhet fjalë për një institucion serioz dhe për një figurë që duhej të ishte simbol i drejtësisë në Republikën e Maqedonisë”, shton më tej Branko Gerovski.
Në intervistën dhënë për televizionin Shenja, Gerovski flet edhe për motivet e tij personale që e kanë shtyrë të merret me këtë rast, si dhe ju përgjigjet të gjitha dyshimeve të ngritura në opinion për prapavijat që mund të ekzistojnë në gjithë këtë histori.