Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka reaguar ashpër ndaj debatit publik dhe tematikave të trajtuara në disa emisione televizive, duke shprehur shqetësimin e tij për nivelin e përçarjes që, sipas tij, po përhapet në këto platforma.

Marketing

Në një postim të ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, ai nuk kurseu kritikat ndaj emisioneve që promovojnë përçarje dhe ofendime mes pjesëmarrësve.

Getinjo vlerëson se ky fenomen është duke përkeqësuar gjendjen sociale dhe bashkëjetesën në vend, duke e quajtur situatën “më të keqen që kemi përjetuar ndonjëherë”.

Në postimin e tij, ai shkruan: “Kem luajtur mendsh! Çfarë ofendime, çfarë tema, çfarë përqarje nëpër studio televizive papapapa kurrë më keq s’jemi kon, fiks qysh e do armiku”, duke shprehur hapur zhgënjimin për drejtimin që kanë marrë disa nga këto emisione.

Përmes këtij reagimi, reperi ka tërhequr vëmendjen mbi ndikimin negativ që përmbajtje të tilla mund të kenë në shoqëri, duke nxitur reflektim për mënyrën si trajtohen çështjet e rëndësishme në hapësirën publike.

Ai duket se apelon për më shumë unitet dhe përkushtim ndaj vlerave pozitive që mund të bashkojnë njerëzit, në vend të ndasive dhe konflikteve.