Getoar Selimi ka treguar të vërtetën përse Marina tash e një vit është larg ekranit.
Getoar Selimi si rrallëherë ka folur shumëçka rreth profesionit dhe jetës private.
I ftuar në “Xing me Ermalin”, reperi ka treguar se cila është arsyeja përse Marina tash e një kohë i mungon ekranit.
“Na ka dalë nami kot por nuk është ashtu. Unë me Marinën jemi tipa njësoj në këtë pikë prandaj e kemi gjetur njëri-tjetrin. Ajo është tip që zgjedh, e ka të vështirë të vendosë, ka atë kokën e vetë”, tha ai.
Për ndryshe, Geti sapo ka publikuar projektin e ri “Amante”, që po pritet shumë mirë nga publiku.