Gëzim Nika bëhet romantik, ndan fotografi me bashkëshorten

Këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika ndër vite ka preferuar që për të të flitet vetëm sa i përket punës.

Marketing

https://www.instagram.com/p/CLSS5ZPhKg8/?utm_source=ig_embed&ig_rid=44586937-b5d9-4b0f-84d4-ec780db5aaff

Ai familjen e ka mbajtur relativisht larg syrit të publikut dhe atë suksesshëm.

Por, në raste të caktuara, sigurisht se ka përjashtime.

Së fundmi, Nika është treguar romantik duke ndarë një fotografi të bashkëudhëtares së jetës, shoqëruar me një dedikim.

“Gjithmonë thonë se pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e mrekullueshme dhe është e vërtetë që nuk je thjesht një grua, ti je gjithçka e bukur në jetën time .. Ti je e bukur, e ëmbël, e dashur, e zgjuar, e talentuar dhe plot sharm, ti je një grua që të gjithë do ta donin në krah .. Dhe unë jam një njeri me fat!” – është shprehur Nika

Dedikimi është bërë me rastin e ditëlindjes së bashkëshortes, Anxhelinës të cilës i urojmë edhe 100!

https://www.instagram.com/p/CQwGO0ODob9/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fdbc8e65-168d-43c2-9c0d-d0fcde42f8b4