Giorgia Meloni në Vlorë,policia “blindon” portin (VIDEO)

Në portin e Vlorës kanë mbërritur punonjës të konsullatës italiane për të pritur kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Marketing

Gjithashtu, siç shihet edhe në pamje, në afërsi të portit ka forca të shtuara të policisë, ndërsa po largohen nga rruga me karrotrec makina të parkuara pranë zonës së portit.

Rruga para Portit të Vlorës pastrohet nga automjetet, duke u bërë gati kështu infrastruktura për sigurimin e hapësirës për mbërritjen e Melonit.

Kryeministrja Meloni la Puglian, ndërsa shoqërohet nga familja e saj për një vizitë në bregdetin e Vlorës, duke pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama.

https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/08/WhatsApp-Video-2023-08-14-at-4.42.18-PM-3.mp4?_=1