Girona ka bërë befasinë e javës në Evropë, duke e ndalë në barazimin Barcelonën në ‘Camp Nou’.
Skuadra e Gironas ka arritur të dalë e pamposhtur nga ‘Camp Nou’, duke barazuar 2:2 me rivalët lokal të Barcelonës, të cilët deri para kësaj ndeshje numëronin vetëm fitore në La Liga.
Ishte Lionel Messi që në minutën e 19’ me një gol të bukur i dhuroi epërsinë 1:0 Barcelonës.
Minuta e 35’ solli problemet e para për skuadrën e Ernesto Valverde, kur mbrojtësi Lenglet u ndëshkua me karton të kuq.
Në minutën e 45’, mysafirët barazuan në 1:1 me anë të Stuani.
Pikërisht ky lojtar në minutën e 51’ shënoi sërish për Girona, për të përmbysur rezultatin në 1:2.
Barca edhe pse me një lojtar më pak arriti të rikthehet në lojë, kur Pique në minutën e 63’ barazoi për 2:2.
Kjo ishte e gjitha për këtë sfidë, e cila në fund u mbyll baras 2:2.