Olivier Giroud ka dhënë disa komente lidhur me dallimet mes Premier League dhe Serie A.
Sulmuesi francez ka thënë se gjyqtarët janë shumë më të ndjeshëm në Itali sesa në Angli, duke thënë se ka shumë më shumë ndërprerje.
Madje, kjo del të jetë pjesa më e vështirë për t’u adaptuar, gjithnjë sipas fjalëve të lojtarit të Milan.
“Ka të bëjë më shumë në adaptimin me gjyqtarët, të cilët kanë një tendencë të vërshëllejnë për kontakte më të lehta sesa që bëjnë ata në Premier League”, ka thën Giroud, transmeton lajmi.net.
35 vjeçari aktivizohej më herët në Premier League, ku ishte pjesë e Arsenal dhe Chelsea, para se të kalonte në Serie A.
Giroud po has në konkurrencë me Zlatan Ibrahimovic, me këtë të fundit që është më i preferuar në planet e Stefano Pioli.