Olivier Giroud është infektuar me virus.
Milan ka njoftuar pak minuta më parë se Giroud ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në analizat e bëra së fundmi.
Futbollisti tani do të i’u nënshtrohet protokollit mjekësorë dhe do të izolohet nga pjesa tjetër e ekipit.
Lajm shumë i keq ky për futbollistin që e nisi aventurën në Itali në mënyrë fantastike pasi realizoi dy gola në debutim kundër Cagliarit.
Sulmuesi nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër të ekipit që nga ndeshja e kampionatit kundër Cagliarit.