Giroud zbulon arsyen e transferimit në Amerikë: Nuk bëhem trajner!

Olivier Giroud do t’i japë fund karrierës në Europë dhe nga sezoni i ardhshëm do të transferohet në Amerikë te Los Angeles FC.

Marketing

Së fundmi, francezi shprehet se zgjodhi të transferohet në Amerikë për arsye familjare ndërsa shtoi se në të ardhmen nuk e sheh veten të bëhet trajner.

“Zgjodha Amerikën edhe duke menduar për familjen time. Do të largohem edhe nga kombëtarja pasi kush largohet për Amerikë, dihet që e ka pak të vështirë të bashkohet sërish me kombëtaren. Në të ardhmen nuk besoj se do të bëhem trajner. Kur bëhesh trajner nuk ke aspak kohë për veten dhe familjen, është edhe më keq se kur je futbollist.

Bashkëshortja më pas do të më largonte nga shtëpia nëse unë do të kisha një tjetër profesion që më mban larg familjes. Por, mund të qëndroj në botën e futbollit sepse ajo më pëlqen më tepër se gjithçka, ndoshta në rolin e një drejtori sportiv”, u shpreh Giroud.