Gjashtë muaj burg për Ibrahim Shabanin

Gjykata Penale Themelore e Shkupit i ka shqiptuar dënim prej 6 muajsh burg, me kusht, ish-myftiut të Myftinisë së Shkupit, Ibrahim Shabani. Gjyqi e ka nxjerrë fajtor më 31 maj 2019, me vendimin XXIII K nr. 1998/18, të shqiptuar nga gjykatësja Verka Petkovska, informon gazeta KOHA.

Marketing

Përndryshe, në janar të vitit 2015 myftiu i mëparshëm Shabani, në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregullat e brendshme të BFI-së, nga arka e Myftinisë ka marrë 10.108 euro (621.642,00 denarë) kinse për të blerë veturë zyrtare, të cilat të holla i ka shfrytëzuar për nevojat e veta personale.

“Vendimi mbi bazë të Nenit 353 të Kodit penal ka paraparë një periudhë prej dy vjetësh për efektuimin e dënimit, nëse fajtori nuk kryen vepër të re penale, kthimin e tërë shumës së të hollave në afat prej 6 muajsh dhe mbulimin e të gjitha shpenzimeve që ka bërë pala e dëmtuar – Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Myftinia e Shkupit”, njoftojnë nga BFI-ja. (koha.mk)