Gjashtë nxënës të një shkolle fillore në mesin e viktimave, ndërpritet mësimi

Nga tragjedia e cila ndodhi në Bullgari, kanë mbetur të vdekur edhe gjashtë nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Ata ishin në udhëtim me familjarët e tyre.

Sipas informatave të Alsat, tashmë shkolla fillore ka ndërprerë mësimin, për shkak të rastit që ka ndodhur.

Nga aksidenti i sotëm në Maqedoninë e Veriut, 45 viktimat njoftohen të kenë qenë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Disa nga të lënduarit po vazhdojnë të mjekohen në një prej spitaleve në Bullgari, kurse në mesin e viktimave ishin 12 fëmijë.