Gjashtë persona vdesin si pasojë e zjarreve në Kaliforni

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve që janë duke u zgjeruar në gjithë Kaliforninë dhe pjesën më të madhe perëndimore në Shtetet e Bashkuara.

Marketing

Deri më tani konsiderohet se është djegur territor prej 1,680 kilometrave katrorë.

Pjesa më e madhe e zjarreve janë identifikuar në malet e jugut dhe lindjes së San Franciskos.

Zjarret është thënë se kanë nisur si pasojë e rrufesë dhe motit tejet të nxehtë.

Qindra ndërtesa janë djegur dhe mijëra persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Më shumë se 10,000 zjarrfikës janë duke luftuar me zjarret në këtë zonë, ndonëse puna u është vështirësuar për shkak të erërave të forta.

Me më shumë se 650,000 raste me koronavirus, Kalifornia ka numrin më të madh të të infektuarve me sëmundjen COVID-19 që shkakton ky virus në Shtetet e Bashkuara, prandaj disa të evakuuar kanë thënë se janë të frikësuar për të shkuar në strehimoret emergjente.

Agjencitë amerikane për Menaxhim të Katastrofave kanë përditësuar udhëzimet për evakuim pas përhapjes së koronavirusit.

Njerëzve që mund t’iu duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, u është thënë të vendosin të paktën dy maska, si dhe të mbajnë dezinfektues për duar.