Gjashtë të arrestuar në Francë, planifikonin sulm kundër Makronit

Gjashtë persona të angazhuar me të djathtën ekstreme franceze u arrestuan këtë të martë si të dyshuar për një sulm të dhunshëm kundër presidentit francez, Emanuel Makron.
Shërbimi Sekret Francez, DGSI, tha se personat u arrestuan në tri zona të ndryshme: në Izerë, juglindje të Lionit; Mozelë, në kufi me Gjermaninë dhe Luksemburgun; dhe në Il-Et-Vilenë, në verilindje, pranë qytetit të Renës.

Marketing

Të dyshuarit janë pesë burra dhe një grua, nga 22 në 62 vjeç. Të gjithë janë të angazhuar politikisht me të djathtën ekstreme, sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme franceze.

Marketing