Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur 475 gjoba për mosmbajtjen e maskave

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë regjistruar 475 kundërvajtje për mosrespektimin e masës për mbajtjen e maskës, kumtuan nga MPB-ja.

Marketing

MPB apelon qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të parandalimit të Covid-19.

Për rreth dy muaj prej kur maska u bë e detyrueshme në vende të mbyllura dhe publike ku nuk ka distancë, policia ka shqiptuar mbi 22 000 gjoba për mosrespektimin e kësaj mase të detyrueshme.