Liderët e partive shqiptare do ti përgjigjen sot ftesës së kreut të BDI-së Ali Ahmeti, për tryezën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare.
Nga koalicioni Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa për Alsat thanë se mbas dite do të kenë takim koordinues dhe do të kumtojnë qëndrimin e tyre.
Edhe nga Lëvizja BESA, thonë se vendimin do ta marrin në orët e pas ditës, pas mbledhjes së organeve të partisë.
Qëndrim duhet të marrin edhe në PDSH.
Sot kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka ftuar publikisht në tryezë të përbashkët, kryetarët e partive shqiptare parlamentare që të realizojnë takim më 13 gusht, datë kur shënohet edhe përvjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.