Gjatë fundjavës moti në shumë pjesë të vendit do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në vendet lokale proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm (diku edhe mbi 10 litra për tre orë), erë e përforcuar dhe paraqitje të breshrit.
Siç informon DPHM, shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima në orët e pasdites do të ketë edhe të hënën.
Sot moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite pritet paraqitje e izoluar e jostabilitetit me shi të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima, kryesisht në rajonet më veriore dhe malore. Temperatura maksimale do të jetë prej 29 deri në 36 gradë.
Nesër temperatura do të lëviz prej 13 gradë në Berovë deri më 33 gradë në Gjevgjeli. Të dielën, temperatura do të jetë deri në 31 gradë Celsius.