Gjatë fundjavës në Shkup në aksidente lehtë janë lënduar 14 persona

Katërmbëdhjetë persona janë lënduar lehtë në 10 prej gjithsej 15 aksidenteve të cilat gjatë fundjavës ishin shkaktuar në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente ishin shkaktuar dëme materiale.

Marketing

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë fundjavës policia e komunikacionit ka sanksionuar 62 shoferë të cilët qarkullonin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni ka përjashtuar 28 shoferë të cilët ngisnin veturën nën ndikimin e alkoolit, 48 shoferë para se të marrin patentën e shoferit dhe nëntë shoferë fillestarë, si dhe 49 automjete të paregjistruara, një automjet teknikisht jo në rregull dhe dy automjete për ngarkim.

Ishin sanksionuar 14 shoferë të cilët kishin kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, pesë shoferë kishin kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, pesë shoferë për rreshtim të parregullt, katër shoferë për parakalim të parregullt, tre për mospërdorim të helmetës mbrojtëse nga ana e shoferëve të mopedit dhe motoçikletës, 17 persona për mosposedim të rripit të sigurisë, si dhe 32 shoferë të cilët kishin përdoruar celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Ishin sanksionuar edhe tetë këmbësorë të cilët kishin kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe një këmbësor i cili kishte kaluar rrugën në dritë të kuqe.

Janë kapur 231 automjete të paregjistruara jo në rregull, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, janë larguar 130 automjete.

Marketing