Gjatë ndryshimeve të dokumenteve, institucionet t’i kenë parasysh obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës

Pas ankesave të shumta të qytetarëve të drejtuara në adresë të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës sa i përket çështjes së dëftesave të nxënësve dhe reagimeve për të njëjtat në media, ndjehemi të obliguar për të dhënë përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Marketing

I udhëzojmë të gjithë institucionet shtetërore që gjatë ndryshimeve në dokumentet zyrtare, sa i përket çështjes së emrit të shtetit, shtetësisë dhe të obligimeve të tjera që burojnë nga Marrëveshja e Prespës, duhet të merren parasysh ndryshimet kushtetuese të miratuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht, Amandamentet Kushtetuese XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI.

Shtetësia në dokumentet zyrtare në gjuhën shqipe është: “e Maqedonisë / Qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.